PanMilar, autour de la naissance dans votre langue
PanMilar
Autour de la naissance dans votre langue

Les langues

Shqiptar

Jeni shtatzënë, gjuha frënge nuk është gjuha juaj amtare, vini nga një vend frankofon i largët, jeni të izoluar nga familja juaj e origjinës? Atëherë, ky kurs parapërgatitor për lindjen është ideal për ju!

“Parapërgatitja për lindjen” është një kurs i përbërë nga 6 takime në grup, të drejtuara nga një mami dhe një përkthyese e komunitetit. Këto profesioniste janë aty për t’ju dëgjuar, për t’u dhënë përgjigje pyetjeve dhe për t’ju dhënë informacionin që ju keni nevojë.

Ato do t’ju flasin për ndryshimet që do të ndodhin në jetën tuaj, zhvillimin e foshnjës tuaj, për shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Gjithashtu, do t’ju tregojnë për procesin e lindjes, rolin tuaj të ri si prind, kujdesin që duhet të tregoni ndaj të voglit tuaj, ushqyerjen me gji, si dhe vendet e adresat e dobishme për foshnjën dhe familjen tuaj.

Interpretojnë

nb_MG_0199
Drita Prela Albanais
nb_MG_0291
Ivoni Ganioz Albanais